
Asnjë fjalë, nuk është shprehur nga lojtarët e skuadrës bardhezi: Del Piero ka dëgjuar gjithçka që numri një i Juventusit kishte për të shprehur dhe është kthyer të stërvitet. I vetëm, duke ndjekur një program të personalizuar që është krijuar apostafat vetëm për të.
Anjeli ditë më parë ka qenë i qartë ("Do të na thotë ai se çfarë dëshiron të bëj"), por palët janë akoma larg për çështjen e rinovimit, shumë larg. Dje në Vinovo është prezantuar edhe Stefano Del Piero, menaxheri i Aleksit, por vetëm për t'i bërë një vizitë private vëllait "çështje personale".
Asnjë takim nuk është në program me drejtuesit për të diskutuar një kontratë që sot është e gjitha në diskutim dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë bashkëpunimi pas përfundimit të sezonit aktual. Dhe gjëja që surprizon më shumë është që ndërmjet palëve ekziston një ftohtësi absolute: Stefano Del Piero dhe triada drejtuese as nuk janë përshëndetur. /JUVENEWS.TK/