Manchester United është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e Palermos, Javier Pastore.
Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Djajtë e Kuq kanë dërguar skaut për ta përcjellë Pastoren në ndeshjen kampionale kundër Napolit dhe të impresionuar nga paraqitja e tij janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për shërbimet e tij.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thuhet se e konsideron yllin e ri argjentinas si pasardhës për veteranin Paul Scholes. /JUVENEWS.TK/