Trajneri vendos të bëjë disa ndryshime pas humbjes me Leçen. Kielini rikthehet në krahun e majtë
Prova teknike për një evolucion. Majde, restaurim: Kielini dhe Markizio do të rikthehen në qendër. Paraqitja e turpshme në Leçe ka bindur Del Nerin të ndryshojë skuadrën. Konfirmohet skema 4-4-2 ose 4-2-4, e preferuara e trajnerit nga Akuilea, por ndryshon roli i interpretuesve.
Dhe mbi të gjitha do të transformohet plotësisht krahu i majtë i bardhezinjve, me përfshirjen e Traores dhe Martinez. I zhvendosur për herë të parë në krahun e majtë në fushën e Palermos (2 shkurt), me kërkesë të tijën, sot Kielini është rikthyer në qendër të mbrojtjes, në krah të Bonuçit.
Kush rrezikon të humbasë vendin është Barzalji, lojtari që ka luajtur më keq në “Via del Mare”. “Kielini do të luajë në krahun e majtë deri në fundin e sezonit”, ka thënë Del Neri pasi kishte ndryshuar mbrojtjen, me katër qendërmbrojtës. Një eksperiment që ka dhënë rezultat në Kaljari, kundër Interit dhe është fundosur në Pulja.
Pikërisht humbja kundër Leçes duket se ka bindur trajnerin të rishikojë planet e tij dhe të rikthejë lojtarët në pozicionet e tyre. Punohet edhe për mesfushën. Një tjetër siguri e Del Nerit po thërrmohet: Markizio duket në fakt kandidat për t’u rikthyer te pozicioni i tij i vërtetë, ai i mesfushorit të qendrës.
“Klaudio luan në qendër edhe kur e aktivizoj në krahun e majtë në skemën 4-4-2″, ka shpjeguar trajneri para ndeshjes me Interin. Mesfushori torinez është siguria e vetme e mesfushës anti-Bolonjë. Akuilani dhe Felipe Melo do të jenë në garë për një vend në formacion, ndërsa në krahun e djathtë do të jetë sërish Krasiç që ka qëndruar pushim në Leçe, ku ka luajtur vetëm 13 minuta për t’u sakrifikuar më pas për shkak të daljes me karton të kuq të Bufon.
Por risia, e provuar dje në stërvitje, mund të përfaqësohet nga rikthimi në krahun e majtë të Martinez, në avantazh ndaj Pepes. Ka kushtuar 12 milionë euro, uruguajani ka bërë vetëm 8 paraqitje me skuadrën në kampionat, vetëm tre si titullar.
Edhe për faj të dëmtimit në këmbën e majtë që e ka mbajtur jashtë fushave për dy muaj e gjysëm. Tani ka ardhur radha e tij. Të vetmet konfirmime në sulm, ku Del Neri duket se do t’i besojë akoma dyshes Matri dhe Toni, sulmuesit më të përshtatshëm për të shfrytëzuar pasimet e gjata që duhet të vijnë nga krahët. /JUVENEWS.TK/