24 shkurt 2011

Melo - Sissoko, cili do të përfundojë në Madrid?

Në qershorin e ardhshëm Real Madrid mund të peshkojë në Torino për të forcuar mesfushën e saj.
Zërave të disa ditëve më parë që flisnin për një interesim të Real Madrid për Sissoko, u shtohen edhe ato që janë për një interesim të madrilenëve për Felipe Melo.

Jose Mourinho, trajner i iberikëve, ka qënë gjithmonë një mbështetës i brazilianit dhe dëshiron ta sjelli në Madrid. Nuk do të ishte problem menaxhimi i gjakftohtësisë së tij, duke qënë se shquhet për këtë gjë pas drejtimit të lojtarëve si Muntari, Motta, etj.

Në rast se nuk do të mjaftonin paratë, Real do të mund të vendoste në tavolinë lojtarë si Drenthe, Diarra e deri tek ëndërra juventine Benzema. Nëse Real do të ishte e gatshme të vendoste si opsion Benzema, atëherë Felipe Melo tek Real Madrid nuk do të ishte thjeshtë një fantazi merkatoje. /Juventus-Fans/