23 shkurt 2011

Juventus planifikon transferimin e Bosingwas

Giuseppe Marotta ka vendosur që të bëjë një ‘revulocion’ në skuadër duke transferuar lojtarë të ri, ndërsa tani në listën e këtyre lojtarëve është edhe lojtari i Chelseat, Jose Bosingwa.

Corriere dello Sport raporton se Milos Krasic është i vetmi lojtar që e ka të sigurtë qëndrimin te Juventusi ndërsa të tjerët mund të largohen fare lehtë në fund të sezonit nga kjo skuadër. Juventus nuk mund të arrijë një marrëveshje për të blerë tërë kartonin e Alberto Aquilanit pasi The Reds kërkojnë një shumë prej 16 milion euro.

Simone Pepe, Jorge Martinez, Leandro Rinaudo, Armand Traore, Mohamed Sissoko dhe Vincenzo Iaquinta do të largohen në fund të sezonit nga Juventusi.

Tuttosport raporton se Juventusi do të bëjë një ofertë prej 12 milion euro për të transferuar mbrojtësin e Chelseat, Jose Bosingwan.
/JUVENEWS.TK/