25 shkurt 2011

Rinovimi i Del Piero-s


Kapiteni i Juventus kërkon 3 milion euro për rinovimin e kontratës kurse klubi bardhezi pranon t’ja paguajë këtë shumë nëse Juventus arrin të fitojë kampionatin vitin tjetër. Vëllai i tij dhe njëkohësht menaxher i tij po negocion me Marottën, por shuma baze prej 1 milion euro duket si një tallje për një lojtar si Del Piero, i cili është rreth 36 vjec dhe ka gjysmën e jetës me fanellën bardhezi veshur.

Parimi “Fito sa më shumë, që të paguhesh sa më shumë” nuk ka qënë kurrë kaq radikal për Zonjën e Vjetër. Edhe për Chiellinin, që merr afërsisht 3.5 milion euro, bonuset shkojnë sa ¼ e pagës. Duket se Juventus nuk do të bëjë lëshime për kapitenin e saj legjendar dhe kjo duket edhe nga fjalët e presidentit Agnelli:” Ale është gjithmonë i mirëpritur dhe duhet të na thotë ai nëse do të vazhdojë”. Takimet e ardhshme duken të komplikuara, por aty do të kemi shumë marrdhënie që do të përzihen me marrveshjen. Del Piero është një mik i Agnellit dhe është ikona e Juventusit. Agnelli duhet të përpiqet që ta shpërblejë atë jo vetëm për atë që ka qënë për Juventusin, por edhe për atë që është. Pra, duhet të ketë një sens mirënjohjeje. Juventus nuk do të mund të hap dyert e stadiumit të ri pa Alex Del Piero, pa një pjesë të Historisë së saj.

E vërteta është se gjatë bashkëjetese 18 vjecare kanë përfituar të dyja palët. Del Piero ka sjellë ndeshje të shumta me gola, si askush në Historinë juventine, kampionate, kupa, ka sjellë fitime për shoqërinë bardhezi. Edhe Juventus nga ana e saj ka rinovuar një kontratë prej 10 miliard liretash në vitin e dëmtimit të tij të rëndë, 1998-99. Juventus deri më tani, llogarit një shumë prej 110 milion eurosh(përfshi taksat) të shpenzuar në vite për kapitenin e saj. Si shpërblim për punën e tij, nuk është pak. Del Piero vitet e fundit, edhe si pasojë e moshës tashmë të madhe, ka një rënie në paraqitje. Këto tre sezonet e fundit ka një progresion zbritës të golave të shënuar, 21,11,7 këtë vit deri tani. Për këtë Agnelli u tregua aq i ashpër në dhjetor: “ Do të doja të dija si do të ndihet fizikisht pas disa muajsh” Për momentin Del Piero ndihet juventin, por jo shumë i bindur me kontratën e tij. /JUVENEWS.TK/