Edhe sot, ashtu si dje, Juventusi pati një seancë të dyfishtë stërvitore, që filloi në orën 10.30 në Vinovo. Skuadra u nda në 2 grupe, që me rradhë janë stërvitur në palestër dhe në fushë me ushtrime taktike. Del Neri vendosi 10 lojtarë në 4-4-2 e tij për të provuar lëvizjet mbrojtëse, gjatë kohës që vetë tekniku qarkullonte topin bashkë me asistentët e tij Conti dhe D’Angelo.
Më pas u kalua në një fazë tjetër ku u punua me mbajtjen e topit dhe lëvizjet sulmuese. Sissoko vazhdoi të stërvitej ne paslestër ashtu si dje, kurse Manninger së bashku me Buffon dhe Storari, vazhduan stërvitjen rregullisht me përgatitësin e portierave Claudio Filippi.
Chiellini kthehet në qendër, Traore dhe Marinez majtas. Sipas Sky Sport, Del Neri do të vazhdojë me skemën 4-4-2 ndaj Bologna. Chiellini duhet të rikthehet në qendër të mbrojtjes, kurse majtas do të rishikohet francezi Traore’. Në qendër të mesfushës pritet një përjashtim i Felipe Melo.
Nga sa u pa sot në Juventus Center, të shtunën në darkë dyshja e mesfushës do të përbëhet nga Aquilani dhe Marchisio. Në të majtë uruguajani Martinez duket se do të nis nga fillimi kurse për sa i përket krahut të djathtë kemi balotazh mes Pepe dhe të stërlodhurit Krasic (1 vitë e gjysëm që luan pa pushim). Në sulm mbetet e paprekur dyshja Toni-Matri. /JUVENEWS.TK/