Gjiganti italian Juventus është duke përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurove që në afatin kalimtar veror të transferojë mbrojtësin e Chelseat, portugezin Jose Bosingwa.
Zonja e vjetër kishte provuar që edhe para dy vjetëve të blejë 28-vjeçarin, por marrëveshja atëbotë kishte dështuar. Portugezi këtë vit e ka humbur vendin bazë në skuadër nga serbi Ivanovic.
Këtë situatë dëshiron që të shfrytëzoj në mënyrën më të mirë Juventusi të cilët duke parë pakënaqësinë e Bosingvas dëshirojnë që të bëjnë edhe një përpjekje për reprezentuesin portugez. /JUVENEWS.TK/