25 shkurt 2011

Janë publikuar disa emra si savendësues të Del Nerit

Dalja e parakohëshme nga kupat dhe situata e turpshme në kampionat kanë vendosur të mënyrë të bindshme në diskutim të ardhmen e trajnerit juventin, Gigi Del Neri.

Prej javësh tashmë, tifozat dërgojnë letra të shumta ku bëjnë vërejtje dhe kritikojnë mënyrën e lojës që po organizohet nga ai. Del Neri është një partizan i modulit 4-4-2, ku zhvillon një lojë të parashikueshme, mban një mbrojtje tepër afër mesfushës, gabon me lojtarët që aktivizon dhe me ndërrimet që bën. Këto janë vetëm disa nga akuzat që i bëhen. Ka nga ata që kërkojnë dorëheqjen e tij dhe sugjerohen zëvëndësuesit e tij.

Për të kuptuar më mirë se cila është preferenca e popullit bardhezi, është organizuar një sondazh: “Cilin do të donit të shikonit në pankinën bardhezi, vitin e ardhshëm? 10 janë emrat nga të cilët duhet të zgjidhni: Ancelloti, Capello, Conte, Del Neri, Gasperini, Lippi, Mazzarri, Mourinho, Spalletti dhe Villas Boas, të vendosur sipas rendit alfabetik.
/JUVENEWS.TK/