Një ndër të ftuarit e emisionit të Rai 2 “ La domenica Sportiva” ishte pikërisht autori i dopietës kundër Juves, ish- juventini Marco Di Vaio. Di Vaio foli rreth situatës së klubit bardhezi dhe rreth menyrës se si dukeshin kundërshtarët e tij nga afër:
” Dëgjova disa deklarata të Del Nerit mbi psikologjinë e ekipit dhe ka të drejtë, sapo pësojnë gol, ata fundosen. Le të themi se kemi qenë me fat që zhbllokuam ndeshjen me rastin e parë që na u shfaq. Nga aty ata kaluan në konfuzion total dhe filluan të kërkonin pasime të larta.
Shqetësimi ishte i dukshëm. Të rindërtosh nuk është kurrë e thjeshtë. Duket se u mungon mentaliteti fitues dhe kjo është gjëja më e vështirë për t’u ndërtuar. Por nuk është e thjeshtë të gjesh lojtar në lartësinë e Juventusit. Flas nga ekperienca personale. Unë u gjenda menjëherë mirë sepse gjeta një grup solid, që fitonte shpesh.
Tani mungojnë bazat. Sigurisht që duhet kohë, por pas kaq shumë vitesh të kaluara pa trofe, Juventus nuk mund t’i lejojë më vetes që të gabojë cdo sezon” - përfundon sulmuesi emilian. /FCJUVENTUS-NEWS.TK/