Me ardhjen e Alessandro Matri në janar, dukej se Juventusi i kishte mbyllur përfundimisht derën Alberto Gilardino-s.
Në të vërtetë, duke u bazuar tek e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi vjollcë mbetet një nga objektivat e drejtuesve bardhezinj për sezonin e ardhshëm. Sipas kësaj të përditshmeje, Marotta është duke vlerësuar zgjidhje të ndryshme: vec Pirlo dhe Santon, punohet edhe për Michel Bastos, mesfushor i majtë i Lion.
Pastaj flitet për interesimin për 3 lojtarë të Ligës spanjolle: mesfushorët Gago dhe Lassana Diarra të Real Madrid (në të dy rastet do të kishim një shkëmbim me Sissoko) dhe Bojan Krkic, i riu i talentuar i Barcelona, i cili ështe mbyllur totalisht nga Messi, Pedro dhe Villa. /JUVENEWS.TK - FCJUVENTUS-NEWS.TK/