28 shkurt 2011

Revolucioni Juve:” Moggi dhe Lippi”

Drejtimi i Juventusit pritet të pësojë ndryshime të rëndësishme. Grumbullimi i pikëve kundrejt Milanit,Cesenas, Brescias dhe Romës është e detyrueshme për Del Nerin. Vetëm kështu Gigi Del Neri do të mundet të zgjasi aventurën e tij nën drejtimin e ekipit torinez deri në fund të sezonit.

Ndryshe, do të tregohet kujdes ndaj hipotezës së Marcello Lippi-t si trajner deri në fund të sezonit dhe zëvëndësim i tij nga Atonio Conte, i cili është favorit në luftën me Gianpiero Gasperini-n për të marr drejtimin e Juves sezonin e ardhshëm.

Sezonin e ardhshëm, Lippi pritet të ketë rolin e drejtorit sportiv të Juventusit dhe Luciano Moggi( në verë skadon dënimi i pezullimit 5 vjecar), do të mund të rikthehet në vendin e Drejtorit të Përgjithshëm, pozicion të cilin momentalisht e mbulon Beppe Marotta.
/JUVENEWS.TK/