Tifozët e Juventusit, ose më saktë një pjesë e madhe e tyre, nuk do të donin më Gigi Del Neri-n nën drejtimin e Zonjës së Vjetër.
Ky është pikërisht rezultati i një peticioni të organizuar nga Juventus club di Arcinazzo Romano(Roma), të cilët kërkonin dorëheqjen e menjëherëshme të teknikut bardhezi. Lajmi duket se ka shkaktuar mobilizimin e tifozëve anë e mbanë Italisë.
Janë me mijëra tifozët që i janë bashkuar kësaj iniciative, që vjen si pasojë e humbjeve të turpshme kundër Lecce dhe Bologna. Nga ana tjetër, Del Neri sot ka vazhduar punën rregullisht me skuadrën, në përgatitje të supersfidës së të shtunës kundër Milanit. /JUVENEWS.TK/