Klubi mendon shkarkimin. Vendimtare është sfida ndaj Milanit. Trajneri: Nuk e jap dorëheqjen
Xhixhi Del Neri rrezikon seriozisht vendin në pankinë. Menjëherë pas ndeshjes me Bolonjën, në dhomat e zhveshjes ka pasur një bisedë mes Anjelit, Marotës dhe teknikut. Drejtuesit e kanë pyetur Del Nerin: “E ndjen të vazhdosh përpara”?
Duket se përgjigja ka qënë pohuese, Xhixhi nuk tërhiqet, por ama tashmë ka vetëm shtatë ditë në dispozicion për të treguar se do të vazhdojë ta ketë nën kontroll situatën. Nëse në ndeshjen kundër Milanit këtë të shtunë, tekniku do të bëjë një tjetër hap të gabuar, atëhere gjithçka mund të jetë fatale për të.
Eshtë vetë Marota që shpjegon situatën momentale: “Jemi në pritje për të kuptuar nëse pozicioni i tij i arrin nivelet e kërkuara. Në këto momente është e qartë që jo, pasi Del Neri nuk ka dhënë sinjale qëndrueshmërie, por për këtë do flasim.
Eshtë logjike që gjendet nën presionin e një detyre dhe këtë e dimë të gjithë”. Del Neri pak a shumë e ka kuptuar diçka të tillë edhe pse mundohet ta mohojë: “Presidenti më parë i ka shprehur pretendimet ndaj meje. Kur humbet gjithçka bie përgjegjësia mbi të gjithë, përfshi mua.
Unë punoj gjithmonë për të gjetur një zgjidhje dhe nuk mendoj absolutisht për të dhënë dorëheqjen”. Duhet edhe një javë kohë për të kuptuar nëse Del Neri është i aftë ta udhëheqë Juven larg kësaj krize. Një javë e plotë që ndoshta në përfundim mund të sjellë edhe tërheqjen e tij.
Edhe pse lojtarët e mohojnë faktin që drejtuesit t’i kenë propozuar Marotës për një shkarkim të tij kjo nuk duket e favorshme për teknikun: “Nuk është momenti për të marrë një vendim deçiziv në kufinjtë e frikës që ka pushtuar ekipin.
Nuk e mohojmë gjithashtu faktin që të mund të shkojmë të tërhequr për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Milanit, do t’i shqyrtojmë të gjitha e pastaj do marrim një vendim”. Në orët e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes Martotës, Anjelit dhe Del Nerit.
Pas disfatës me Bolonjën presidenti ka lënë ambientet e stadiumit pas mesnate, pikërisht 10 minuta para se të largoheshin Marota, Paratiçi dhe Del Neri, mëse i menduar dhe i shpërqendruar.
Në diskutim është një projekt i tërë për të cilin është investuar dhe jo vetëm emri i një trajneri që për herë të parë është tronditur nga emri i Antonio Kontes, teksa tifozët në shkallët e stadiumit e vërshëllyer vazhdimisht.
Ai ka reaguar duke thënë: “Pse ajo është dashuri? Më vjen keq për ta, duhet të vuajmë së bashku. Juvja është tepër e brishtë dhe s’ka vazhdueshmëri. Kur ndodh diçka negative e humbasim kontrollin dhe qetësinë. Me Bolonjën e ndjemë mungesën e Akuilanit, i cili do të kthehet pas 10 ditësh, por na duhet të jemi më kompaktë. Nëse vazhdojmë kështu do ketë vetëm tensione dhe vuajtje”. /JUVENEWS.TK/