Mrekulli në Viareggio Cup. Të rinjtë e Juves, që të gjithë i konsideronin të eliminuar, kanë kthyer situatën dhe vazhdojnë përpara për në fazën tjetër. Juve kishte shumë pak mundësi për t’ja dalë mbanë, por ja doli.Juventusi arriti të mund New York 5-1. Protagonist ishte Niko Bianconi, autor i një triplete në pjesën e parë (edhe një gol të anulluar padrejtësisht). Në pjesën e dytë, pas golit të amerikanëve shënuan Ruggiero dhe Libertazzi të cilët mbyllën llogaritë.
Këto 4 gola ishin vendimtarë për të rimarr vendin e dytë në grupin 1. Kjo ishte edhe meritë e Varese që kaloi Bruges me rezultatin 5-0, duke treguar se e meriton vendin e pare në grup. E pabesueshme ishte ajo që ndodhi ne ndeshjet e tjera.
Një numër i madh rezultatesh favorizoi Zonjën e Vjetër që të marri vendin e fundit të mundshëm për të kaluar në fazën tjetër. Pas kësaj ndeshjeje, skuadra e të rinjëve dot ë presë nesër emrin e kundërshtarit të rradhës, me të cilin do të ndeshet të mërkurën, më 1 Mars, në tetëshe. /JUVENEWS.TK/