25 shkurt 2011

Del Piero: “ Për Juven do ta firmos kontratën në të bardhë”


ër dashuri bëhet gjithcka. Dhe Alessandro Del Piero është i gatshëm të firmosë kontratën e tij të fundit me Juventus në të bardhë. E ka deklaruar vetë kapiteni bardhezi nëpërmjet një videomesazhi të lëshuar për tifozët në faqen e tij Web.

Ja teksti i mesazhit: Përshëndetje të gjithëve!

Besoj se ka ardhur momenti që të flas drejtëpërdrejtë me ju që më ndiqni me shumë pasion, prej vitesh, ditë për ditë. Prej kohësh lexoj disa citime për situata që kanë të bëjnë me sjelljet e mia, që lidhen personalisht me emrin tim dhe që më lëndojnë. Motorri i jetës time ka qenë gjithmonë dashuria e thellë për futbollin, për fanellën e Juventus dhe për tifozat e saj. Jo paraja: kam fituar shumë në jetën time dhe mund të fitoja më shumë nëse do të pranoja ofertat që më janë bërë shpesh, madje edhe se fundmi.

Kam folur me presidentin, jo për aspekte ekonomike, por për vullnetin tim për të qëndruar dhe për të vendosur në shërbim të Juventusit vendosmërinë, pasionin dhe profesionalitetin tim akoma për një vit tjetër, që këtë herë do të jetë i fundit. Dua të vendos në shërbim të kësaj skuadre dëshirën time për të fituar. Atë dëshirë që më ka shoqëruar nga Turneu i të rinjëve Viareggio, deri tek Botërori i fituar, pa harruar Serie B. Dua të nënvizoj që lidhja ime me këtë fanellë dhe me ju tifoza nuk është e matshme me para. Kam firmosur kontratën time të parë me Juventusin në të bardhë, dhe do të firmos edhe kontratën time të fundit me këtë fanellë në të bardhë.

Këto janë fjalët e një kapiteni të vërtetë, fjalë që i rrisin nderin. Del Piero është arsyeja pse shumë nga ne ndjekin futbollin. Ky është ai lloj njeriu që me vlerat dhe aftësitë e tij, ka fituar zemrat e të gjithë tifozave dhe ka mbajtur lart emrin e Juventusit tonë të dashur ndër vite. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për gjithcka dhe do t’i rezervojmë gjithmonë një vend nderi në zemrat tona.
/JUVENEWS.TK/