25 shkurt 2011

Agjenti i Mata: “ Do të largohej vetëm për një skuadër të madhe si Juve”

Do të ishte mesfushori i Valencia, Juan Manuel Mata Garcia (22), sipas të përditshmes TMË ëndërra në sirtar e Juventusit. I kontaktuar nga TMË, Juan Manuel Mata Rodriguez, baba dhe agjent i lojtarit të kombëtares spanjolle.

Deklaroi:

“Dua të sqaroj që momentalisht nuk jemi duke biseduar me asnjë skuadër dhe as që jemi në dijeni të ndonjë interesimi. Lojtari ka rinovuar së fundmi kontratën, së cilës i është bashkangjitur një klauzolë e cila duhet paguar për ta blerë. Nuk mund të flas për shifra, por mund t’ju them se Valencia do ta linte të lirë përballë një oferte serioze.

Nga sa di unë, Juan momentalisht është shumë i kënaqur, ka një marrdhënie shumë të mirë me qytetin, ekipin dhe tifozët. Sigurisht, diskutimi do të ndryshonte nëse Valencias do t’i duhej ta shiste. Në atë pikë do të vlerësonim vetëm ofertat që vijnë nga ekipe të mëdha, sic mund të ishte Juve, ekip që për Mata do të përbënte një hap të madh përpara. Por përsëris që momentalisht ai është shumë i lumtur tek Valencia”.
/JUVENEWS.TK/