Duket se ka ardhur momenti për të parë “Fabuloson” me fanelën bardhezi. Sulmuesi i Selecao që kërkohej me ngulm nga bardhezinjtë gjatë merkatos së verës dhe dimrit duket se këtë verë do të jetë goditja e bardhezinjëve. Luis Fabiano është në skadencë kontrate këtë verë dhe duket shumë i sigurtë kalimi i tij tek Zonja e Vjetër.
Cmimi prej 10 milion euro ishte pengesa që ndaloi kalimin e tij tek Juventus gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi i Sevilla do të ishte një pikë shumë e rëndësishme për bardhezinjtë, sidomos në rast kualifikimi për në Champions. Luis Fabiano, edhe pse 31 vjec, vlerësohet si një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë. /Juventus-Fans/