Marotta:”Logjike që është nën mbikqyrje”
Gigi Del Neri rrezikon pankinën. E shkruan sot “La Gazzetta dello Sport”, që sjell një prapaskenë të vecantë: pas fundit të ndeshjes me Bologna, në dhomat e zhveshjes është organizuar një takim mes Agnelli-Marotta-Del Neri. Drejtuesit e kanë pyetur Del Nerin : “A mendon se mund t’ja dalësh që të vazhdosh përpara me ne?”. Përgjigja ishte pozitive.
Gigi nuk dorëzohet, por tani ka vetëm 7 ditë për të treguar se e ka situatën nën kontroll. Një hap tjetër fals në ndeshjen kundër Milanit të shtunën në mbrëmje, mund të ishte fatal për trajnerin.
Të rëndësishme duken edhe deklaratat e Marotta, të lëshuara për “La Gazzetta dello Sport”: “ Jemi shumë të kujdesshëm në mënyrë që të kuptojmë më së miri pozicionin e tij. Tani për tani nuk mund të flasim për largim të tijin sepse ai akoma nuk ka dhënë sinjale që të na bëjnë të kuptojmë se ka ardhur fundi i marrdhënies tonë me të. Por do ta shqyrtojmë mirë këtë situatë.
Ai është nën mbikqyrje, ashtu sic jemi të gjithë në këtë moment”.- përfundon Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit. /JUVENEWS.TK/