28 shkurt 2011

Lipi dhe Moxhi pranë rikthimit tek Juventusi

Të arrihet një fitore e madhe me Milanin dhe më pas të vazhdohet me Cesenën, Breshian dhe Romën. Vetëm në këtë mënyrë, Xhixhi Del Neri mund të zgjasë aventurën e tij tek Juventusi deri në përfundim të sezonit. Në të kundërt, kujdes përballë mundësisë për të parë Marçelo Lipin si trajner deri në fund të kampionatit, për të marrë më pas postin e drejtorit teknik për të menaxhuar punën e një figure të re, me Antonio Konten, që duket favorit përballë alternativës tjetër që është Xhianpiero Gasperini.

Por ndërkohë është rishfaqur hija e Luçiano Moxhit. Një tjetër alternativë për të përballuar emergjencën, që është menduar nga presidenti Andrea Anjeli, në rastin se situata do të precipitonte: Pavel Nedved, idhulli i tifozëve bardhezi, që mund të marrë drejtimin e skuadrës ose të qëndrojë në krah të një trajneri të përkohshëm. Hipoteza Marçelo Lipi, që shumë shpesh rikthehet të qarkullojë në ambjentin juventin, tashmë është në mendjen e pronarëve të klubit, në mendjen e Xhon Elkan në veçanti, që në verë kishte kryer një hap mbrapa, duke i lënë postin e presidentit Andrea Anjelit.

Aktualisht, djali i Umberto Anjelit duhet të bëjë llogaritë me dështimin e projektit Marrota-Del Neri dhe sigurisht që uron të arrijë të paktën deri në fund të sezonit me njerëzit që ka zgjedhur në verë. Në idetë që qarkullojnë për projektin e Juventusit është duke qarkulluar edhe figura e Luçiano Moxhit, që mund të ketë një rol sugjerues, por jo drejtues. Është kjo të paktën ajo që ka qarkulluar në rrethin më të ngushtë të njerëzve të ish- drejtorit të përgjithshëm bardhezi, që kohët e fundit ka filluar të kontaktojë përsëri me bashkëpunëtorët e tij të disa kohëve më parë që nuk e kanë braktisur asnjëherë edhe në momentet më të vështira.

Në këtë pikë, lind një pyetje: është gjithçka e vërtetë apo mbase vetë Luçiano Moxhi, për shkak të dëshirës së madhe për t'u rikthyer në botën e futbollit, është duke çuar përpara këto zëra për të krijuar skenarë të mundshëm ku të përfshihet?

Është e qartë, ndërkohë që shkatërrimi teknik që ka prodhuar grupi i ri drejtues me marrjen në drejtim të Luixhi Del Nerit, është duke rënduar terrenin për një tjetër revolucion të mundshëm bardhezi. Por le të ecim hap pas hapi.

Çfarë do të ndodhë shpejt, duke filluar nga orët e ardhshme?

Pas humbjes së rëndë me Bolonjan, në një ambjent njerëzish të afërt, Del Neri ka bërë me dije që nuk ka aspak ndërmend të largohet në këtë moment, koncept që i është përsëritur edhe drejtuesve më të lartë të klubit. Atëherë, emergjenca për momentin do të jetë të menaxhohet mirë situata aktuale, me shpresën që ndeshjet e ardhshme, të shtunën me Milanin, më pas ndeshjet me Cesenën dhe Breshian dhe në fillim prilli me Romën, mund të përmirësojnë disi situatën e Juventusit në klasifikimin e përgjithshëm.

Kush do të jetë gjithsesi në vend të Del Nerit dhe më pas, me çfarë grupi drejtues do të punohet në sezonin e ardhshëm?

Fakti që nuk mori Rafa Benitezin, ndërkohë që gjithçka ishte shumë pranë për të sjellë nga Sampdoria trajnerin e tij, nuk është duke përforcuar pozicionin e Bepe Marrotës dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Del Neri nuk është një njeri për Juventusin, sepse nuk di të ndërtojë lojë. Merkatoja që është kryer dhe projektuar nga vetë ai ka qenë deri më tani, shumë e kushtueshme dhe shumë e pavlefshme. Andrea Anjeli është presidenti dhe me shumë mundësi do të jetë përsëri, por roli i tij do të krijojë përplasje edhe me pronarët e shoqërisë, duke parë që nuk ka evituar të tilla gabime, akoma edhe më shumë tashmë që bilanci do të kthehet në një problem të madh, sepse do të mungojnë të ardhurat nga kompeticionet europiane.

Kush do të jetë zëvendësuesi Del Neri?

Jashtë nga Champions Liga dhe me një buxhet jo shumë të madh duket se largohen gjithmonë e më shumë figurat e mëdha dhe të kushtueshme si Luçiano Spaleti, i preferuari, dhe Fabio Kapelo. Nëse Lipi do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë deri në fund të kampionatit, shikohet të ketë shanse të shumta Antonio Konte për të qenë trajneri i ardhshëm, që preferohet përballë Xhianpiero Gasperinit. Të shtunën në Torino, tifozët bardhezi kanë përmendur gjatë emrin e Kontes gjatë ndeshjes dhe në pushim të saj.

Mbi Gasperinin, që ka qenë dikur trajneri i të rinjve të Juventusit në kohën e Luçiano Moxhit, ekziston një interesim i fortë nga Atalanta, që për sezonin e ardhshëm kërkon ta marrë sëbashku me drejtuesin Rino Foski. Gjithsesi, si Antonio Konte (që ka qenë edhe më parë pranë Juventusit përpara se Ferrara të merrte drejtimin e skuadrës në momentin e fundit) ashtu edhe Gasperini janë trajnerë potencialë për t'u kthyer për t'i dhënë një lojë të mirë skuadrës dhe të arrijnë të mbajnë nën kontroll bilancin e shoqërisë që ka probleme.
/JUVENEWS.TK/