22 shkurt 2011

Juventus: Mendohen zgjidhje te ndryshme për blerjen përfundimtare të Aquilani

Duket se Reds nuk kanë ndërmend të ulin kërkesat e tyre prej 16 milion euro për Alberto Aquilani. The Reds shprehen se në rast se nuk paguhet kjo shumë, Aquilani do të rikthehet ne Angli. Juventus po përgatit ofensivën. Meqë është e pamundur që të arrihet ndonjë lehtësim ekonomik, Juventus shpreson që të mund ta paguajë këtë shifër me këste për një periudhë 3 vjecare.

Nëse situata nuk do të ketë asnjë rrugëdalje, atëhere Juventus do të vihet në lëvizjë në fronte të tjera. Si alternativë do të mund të jetë Luca Cigarini(Sevilla) që vlerësohet rreth 9 milion euro ose Montolivo që është në skadencë kontrate, por që është shumë i kërkuar edhe nga Inter dhe Napoli. Pirlo ka rrogë shumë të lartë dhe nuk ofron garanci duke parë moshën dhe periudhën e dëmtimeve që po kalon. /JuveNews.Tk/