25 shkurt 2011

Buffon: S’mendoj më për humbjen me Leccen

Gigi Buffon ka pohuar për Juventus Channel në prag të ndeshjes kampionale ndaj Bologna se Juventusi e ka harruar humbjen ndaj Lecce dhe tash synim ndaj Bologna ka vetëm fitoren.

“Ne nuk duhet të mendojmë shumë për momentet negative, por të koncentrohemi në ndeshjen e vështir që na pret ndaj Bologna. Ata kanë një ekip fantastik me një trajner të shkëlqyer. Ne kemi nevojë për pikë dhe duhet të fitojmë, pasi synimi ynë është Liga e Kampionëve".

"Synimi ynë është që në 12 ndeshjet e ardhshme t’i fitojmë tetë prej tyre”, ka thënë Buffon.
/JUVENEWS.TK/