Xhianluixhi Bufon do të mungojë në ndeshjen e të shtunës kundër Bolonjas. Portieri bardhezi është skualifikuar pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen me Leçen. Një ndeshje, të cilën Juventusi e ka kaluar plotësisht pas krahëve: "Tashmë është harruar gjithçka, është shprehur ai për mikrofonat e "Juventus Channel". Me ndeshjet e shumta që vijnë më pas nuk duhet të mendohet shumë për momentet negative, por duhet të kërkojmë të ringrihemi menjëherë".
Juventusi tani është e detyruar të ringrihet menjëherë dhe të synojë fitoren: "Të shtunën kemi një ndeshje aspak të lehtë kundër një skuadre të mirë, e drejtuar nga një trajner i suksesshëm. Por ne kemi nevojë për pikë dhe nuk mund të humbasim asnjë pikë. Për të arritur kualifikimin për në sezonin e ardhshëm të Champions Ligës duhet të fitojmë të paktën tetë ndeshje nga 12 që kanë mbetur deri në fund të kampionatit". Bufon nuk e shikon veten larg nga Torino: "Kam dëshirë akoma të fitoj diçka të rëndësishme me Juventusin. Gjëja që dua më shumë është një tjetër titull kampion me këtë skuadër. Pas gjithçkaje që ka ndodhur, do të kishte një shije të veçantë". /JUVENEWS.TK/