28 shkurt 2011

Moxhi: "Juventusin e kanë kthyer në një skuadër provinciale"


Fjalë të ashpra janë shprehur edhe për ish-drejtorin e përgjithshëm të Juventusit pas humbjes në fundjavën e shkuar të Juventusit brenda në Torino kundër Bolonjas. "E kisha paralajmëruar edhe në verë: përpara se të rindërtonin ata që kanë mbërritur kanë përfunduar të shkatërrojnë gjithçka tek Juventusi.

Nuk duhej aspak një revolucion, por vetëm 2-3 lojtarë të rinj shumë të rëndësishëm. Skuadra, ndërkohë ka ndryshuar të gjithë grupin, nuk ka më personalitet dhe as cilësi, duke u shkatërruar në këtë mënyrë edhe grupi që ishte më parë.

Fajtorët?

Kush ka lejuar Marrotën të blejë 15 lojtarë?

Nëse do të ishte për mua do t'i shisja të gjithë, duke shpëtuar vetëm Krasiç. E kanë kthyer Juventusin në një skuadër provinciale, që është në gjendje të fitojë kundër skuadrave të mëdha kur stimujt janë të mëdha për të humbur, ndërkohë më pas kundër çdo lloj skuadre në mënyrë të turpshme, për shkak të mungesës së klasit.

Më vjen shumë keq, por tifozët duhet të kenë shpirtin të qetë: kjo skuadër mund të arrijë maksimumin në vend të pestë ose të gjashtë. Kjo është vlera dhe pesha reale e skuadrës. Kundër Bolonjas, Bonuci ka treguar të gjithë problemet e tija reale, duke treguar se nuk vlen aspak për shifrën që është shpenzuar për të, dhe blerja në janar e Barzaljit nuk ka bërë asgjë më shumë veçse ka përkeqësuar më shumë mbrojtjen e Juventusit, duke dërguar në krizë edhe Kielinin.

Duhet të nderojmë Di Vaion, udhëheqësin e Bolonjas, që duke u plakur është kthyer në një lider të vërtetë për atë skuadër", ka përfunduar komentin e tij Luçiano Moxhi.
/JUVENEWS.TK/