24 shkurt 2011

Juventusi, sytë nga Bosingua e Zohore

Juventusi ka filluar të mendojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse nga sezoni aktual nuk ka më çfarë të kërkojë, veçanërisht pas humbjes zhgënjyese me Leçen, fundjavën e kaluar. Popullit juventin i ka mbaruar durimi dhe vetëm një fitore kundër Interit nuk mund të mjaftojë për të kënaqur 12 milionë tifozë juventinë.

Kështu, me të ardhurat që pritet të vijnë nga stadiumi i ri që do të jetë në pronësi të klubit, drejtuesit bardhezinj do të mund të bëjnë një merkato të denjë për Juventusin. Emrat e parë për të ardhmen janë ato të Bosinguas dhe Zohores. I pari është lojtar i Çelsit, ndërsa i dyti i Kopenhagenit.
/JUVENEWS.TK/