23 shkurt 2011

Mourinho dëshiron edhe Felipe Melon

Felipe Melo mund të lërë Juventusin në fund të këtij sezoni për të zbritur në Spanjë.
Sipas faqes 4-4-2.com, që raporton zërat e një interesimi të Real Madrid për mesfushorin brazilian të Juventusit. Spanjollët janë të gatshëm të ofrojnë 13 milion euro, një shifër e ulët në krahasim me atë qka kërkojnë bardhezinjtë(Melo vlerësohet 18 mln).

Deri tani na mbetet të besojmë vullnetin e Melo-s për t’u bërë një lider i mesfushës Juventine. Në fund të sezonit qdo gjë mund të ndodhë sepse Real Madrid ka shumë lojtarë të cilët i interesojnë Juventusit, si Drenthe, Gago apo Benzema. /Juventus-Fans/