Në ndeshjen e fundjavës ndaj Bolonjës Juventusit nuk i falet një rezultat negativ. Këtë e di shumë mirë dhe kapiteni Del Piero, i cili kërkon një rikthim të skuadrës pas asaj disfate në Leçe: “Edhe pse vijmë nga një dështim përqendrimi ynë këto ditë ka qenë maksimal prandaj jemi të gatshëem t’u rikthehemi fitoreve.
Deri të dielën, jam duke menduar vetëm për këtë ndeshje”, tha kapiteni. “Na duhen pikë për t’iu afruar zonës Champions. Nuk na lejohen më hapat e gabuar në këtë sezon”. Ndërkaq Del Piero është duke u stërvitur rregullisht, teksa Del Neri do e ketë të domosdoshme ta hedhë në fushë që nga minuta e parë me që në Leçe ai nuk luajti për shkak të një ndëshkimi arbitral ndaj Interit.
“Po stërvitem mirë këto ditë sepse klima po na favorizon, ka ditë me diell dhe temperatura optimale. Është e kotë ta nënvlerësojmë takimin që na pret ditën e shtunë në mbrëmje pasi nëse e bëjmë këtë gjë do e pësojmë sikurse me Leçen”, përfundoi ai. /JUVENEWS.TK/