Fati i mesfushorit të Juventus, Alberto Aquilani, është akoma për t’u vendosur. Një ditë duket se largohet nga fanella bardhezi kurse ditën tjetër zërat thonë se cdo gjë mund të ndryshojë: Numri 14 i Zonjës së Vjetër, i rritur tek të rinjtë e Romës, nuk i ka bërë akoma gati valixhet për t’u kthyer në Liverpool, klubi i cili zotëron kartonin e tij.
Sic raportohet nga e përditshmja torineze Tuttosport, Juventus dhe Liverpool po intensifikojnë kontaktet për të negociuar blerjen përfundimtare të fantazistit roman. Në një moment fillestar, klubi anglez nuk kishte ndërmend që të zbriste kërkesat nga shuma 16 milion euro, shumë kjo e vendosur pas huazimit të Aquilanit.
Tani duket se Reds mund të ulin kërkesat e tyre deri në 13 milion euro. Një bazë interesante kjo, nga ku mund të nisin negocimet e ardhshme mes palëve që parashikohen rreth muajve mars-prill. Blerja e Aquilanit mbetet e vështirë, sidomos nëse ai vazhdon paraqitjet e dobëta që së fundmi po shfaq në kampionat. Në këtë rast destinacioni i tij i ardhsëm do të ishte Anglia. /JUVENEWS.TK/