23 shkurt 2011

Trezeguet: Juventusit i duhet Mourinho

Ish-lojtari i Juventusit tani i Herculesit, David Trezeguet ka thënë se Binkonerët duhet të transferojnë trajnerin më të mirë në botë, Jose Mourinhon nëse ata dëshirojnë të fitojnë ndonjë titull.

“Mourinho trajner i Juventusit? Është normale të mendosh për këtë. Njerëzit janë lodhur me rezultate të dobëta të Juventusit, dhe kështu fansat e Binkonerëve do të ishin të lumtur nëse Mourinho do të ishte trajner i klubit të tyre”.

“Mourinho ishte trajner i mirë në Chelsea, Inter dhe tani në Real Madrid. Ai është një person i cili punon për të fituar, dhe do të ishte i njejtë edhe të Juventusi”, tha David Trezeguet.
/JUVENEWS.TK/