David Trezege, Juventusin e ka bërë tatuazh në trup: është një ndër koret që Olimpiko këndon shpesh herë gjatë ndeshjeve që luan Zonja e Vjetër dhe ai kthehet t'i kujtojë shumë shpesh.
Në një intervistë të lëshuar për gazetën torineze "Tuttosport", qendër sulmuesi francez (10 vite dhe 171 gola me Juventusin) ka shprehur idenë e tij për situatën aktuale, që është duke kaluar skuadra bardhezi: "Duhet t'u kujtohet lojtarëve se çfarë përfaqëson Juventusi.
I këshilloj ata të shkojnë të bëjnë një xhiro në sallën e trofeve. Më bën të vuajë shumë Juventusi, kur nuk arrin të jetë në nivele të larta dhe të fitojë trofe. Duke parë shumat e mëdha që janë shpenzuar në merkato ndershmërisht, prisja shumë më shumë".
Trezege më pas ka përkëdhelur kapitenin Del Piero, "nuk kuptoj se përse është zgjatur kaq shumë historia e rinovimit të kontratës së tij" dhe shpjegon: "Ai dhe Bufon janë të vetmit lojtarë që kanë fituar shumë.
Jam dakord që të flitet për rinovim skuadre, por 12 milionë tifozë bardhezi kërkojnë të fitohet". David Trezege është shumë i sigurtë që për të arritur suksese të mëdha duhen kampionë të mëdhenj: "Në skuadër duhen të paktën tre, njerëz që janë mësuar të fitojnë.
Shikoni Milanin: me Ibrahimoviç kanë kryer një blerje të madhe që siguron sukses çdo ndeshje. Më mirë një yll sesa tetë lojtarë normalë.
Duhen lojtarë të cilëve nuk duhet t'i shpjegosh asgjë, që e dinë shumë mirë sesi arrihet në nivele të larta. Me lojtarë që kënaqen me vendin e tretë dhe të kartët nuk shkohet aspak përpara.
Dhe Andrea Anjeli këtë gjë e di shumë mirë". Në fund të komentit të tij, francezi ka folur edhe për trajnerët:
"Ranieri?
Fliste për projekte, dhe ndërkohë kush drejton Juventusin duhet të flasë për tituj.
Del Neri?
Një punëtor i madh, shumë i përgatitur taktikisht.
Spaleti?
Tani që ka fituar në Rusi tek Juventusi do të vinte me të tilla garanci.
Kush është trajneri i duhur për Juventusin?
Asnjë dyshim në këtë pikë: Hoze Murinjo. Është një njeri që nëse lëviz e bën vetëm për të fituar". /JUVENEWS.TK/