Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është detyruar që të pranojë se ekipi i tij nuk është kërkah pas disfatës prej 2-0 ndaj Bolonjës.
“Qëndrueshmëria nuk është në ADN-në tonë, sa herë pranojmë gol ne humbasim fokusin. Është e pa mundur që një ekip si i joni të humbasë dy javë radhazi pasi mposhti Interin”.
“Ky do të jetë vit i keq për Juventusin. Më vjen keq për tifozët, ata meritojnë më mirë”, u shpreh Del Neri. /JUVENEWS.TK/