25 shkurt 2011

Juventus - Inter, në Londër për “shopping”

Drejtuesit e Interit dhe Juventusit kanë vendosur të bëjnë “shopping” në Londër, por në mënyrë që të shmangin çmimet e rritura të verës, kanë vendosur të veprojnë që disa muaj përpara.

Sipas të përjaveshmes “Sunday Mirror”, Interi i ka paraqitur Arsenalit një ofertë prej 50 milion eurosh për Van Persie e Arshavin.

Ndonëse shpresat e holandezit për t’u larguar nga “Emirates” janë të ulta, agjenti i rusit ka bërë të njohur pakënaqësinë e klientit të tij në Londër dhe mundësinë që me 20 milion euro, mund të largohet.

Duke qëndruar në Londër, vëmendja përqendrohet edhe tek Tottenhami, skuadër që ka disa talente me të vërtetë të rrallë, si Modric e Sandro. Për mesfushorin kroat, Spërsat kërkojnë 40 milion euro, ndërsa për ish-të riun e Interncionalit, marrëveshja mund të nisë nga 10 milionë.

Edhe Juventusi ka mbërritur në Londër, me synim përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes. Bosigwa, të cilit i ka mbetur pak më shumë se një vit kontratë me Chelsea-n, është i preferuari i bardhezinjve. Besohet se blutë do t’a lejonin të largohej për 13 milionë euro.

Përsa i përket Akuilanit, Liverpool refuzon që të hyjë në bisedime. Të kuqtë shpenzuan 20 milionë euro për të siguruar kartonin e tij tek Roma, por pasi dështoi në “Anfield”, pranuan ofertën e Juventusit për huazim me të drejtë blerjeje.

Është rënë dakord që torinezët mund të bëjnë për vete kur të duan mesfushorin, nëse paguajnë 13 milion euro. Juventusi bëri një ofertë për gjysmën e kësaj shume, por Liverpool refuzoi prerazi.

Së fundmi, është bërë e qartë që “diamanti” i Tottenhamit, Gareth Bale, nuk është në shitje… të paktën përsa kohë nuk ka një ofertë prej 100 milionë eurosh.
/JUVENEWS.TK/