24 shkurt 2011

Juven po e shqetëson kriza në Libi

Juventus shikon me kujdes të vecantë situatën politike në Libi. Sic dihet, nga viti 2002 Lafico, një shoqëri financuese e shtetit të Libisë, zotëron një kuotë aksionare prej 7.5%. Cfarë do të bëhet tani me atë kuotë? Dje në faqen ëeb bloomberg.com, ka folur Marco Re.

Ai është zëdhënësi i bizneseve të Juventusit dhe u mundua të shprehë pikëpamjen e tij rreth shoqërise bardhezi: “ Supozoj që Lafico ka shumë probleme që kanë të bëjnë me qeverisjen e brendshme dhe që duhen përballur. Nuk kam ide se cfarë duan të bëjnë në lidhje me pjesëmarrjen e tyre tek Juventus.

Lafico ka mbështetur gjithmonë zgjedhjet operacionale që ka bërë Juventus, përfshi këtu rritjen e kapitalit në 2007 dhe mendoj se ne jemi një investim për ta”. Një situatë vërtetë e komplikuar dhe që lidhet direkt me kuotat aksionare të klubit të Agnelli-t.
/JUVENEWS.TK/