Alessandro Del Piero ngre zërin pas humbjes së turpshme ndaj Lecce duke shprehur mendimin e tij në faqen e tij personale ëeb.
Ja monologu i tij:” Pasi përfunduam dy ditë me stërvitje të dyfishta në Vinovo, nga sot rikthehemi me ritmin e zakonshëm prej një stërvitjeje në ditë, duke përgatitur ndeshjen ndaj Bologna. Po stërvitem mirë këto ditë.
Ndihem mirë. Klima e ngrohtë e këtyre ditëve sigurisht që ndihmon të punojmë në kushtet më të mira. E panevojshme të nënvizojmë sa është e rëndësishme për ne ndeshja e së shtunës mbrëma në Olimpico-n e Torinos, sidomos pas humbjes së javës që shkoi.
Përqëndrimi ynë ëshstë totalisht i drejtuar drejt rigjetjes së fitores dhe mbajtjes së ritmit të fitoreve. Është kjo ndeshja për të cilën po mendoj që nga data 17 e të dielës që shkoi”- përfundon kapiteni./JUVENEWS.TK/