I intervistuar pas ndeshjes nga Sky, Del Neri është dukur i dorëzuar përballë momentit aktual të Juves. As vetë trajneri nuk duket në gjendje të shpjegojë situatën aktuale: “ Jemi shumë të brishtë. Nuk kemi vazhdueshmëri dhe jemi të padeshifrueshëm. Mbase rastet e humbura po e bëjnë skuadrën konfuze dhe të shpërfytyruar. Është e pamundur që një skuadër si e jona që mund Interin, të humbasë përballë Bologna dhe Lecce në këtë mënyrë”.
Rreth analizës së golit të parë të Di Vaio-s: “ Goli i parë lind pas një mosmarrveshjeje mes Melo dhe Marchisio, ku Di Vaio tregohet i zoti edhe pse përfitoi nga një situatë kaotike. Ky është një sezon vuajtjesh dhe po vazhdoi kështu duhen shtrënguar dhëmbët”.
Rreth problemeve psikologjike të skuadrës: “ Është e pamendueshme se si kemi humbur skuadrën brenda 15 ditëve, nuk kemi vetëbesim dhe është përmbysur krejtësisht siguria e 18 rezultateve pozitive rresht, të fazës së parë. Duhet të vuajmë. Më vjen keq për tifozët”
Rreth dëmtimeve, Del Neri nuk kërkon justifikime: “Sot mungonte Aquilani, por nuk është ky problemi”. Duhet të mbrohemi më mire dhe të jemi më shumë skuadër, kur jemi skuadër, mbrojmë më mirë dhe luajmë më mirë. Paraqitja e skuadrës ishte negative. Jemi jashtë cdo kompeticioni dhe duhen ndërtuar baza të forta për ndeshjet e mbetura”.
Rreth ndërrimeve në fund të pjesës së parë: “Iaquinta kishte probleme fizike. Pata në mend një ndërrim me Del Piero-n. Goli i dytë i pësuar ishte i pafalshëm. Skuadra ishte shumë e tërhequr dhe i dha mundësinë Di Vaio-s që të gjuante me të djathtën. Goli u bë shumë thjeshtë. Nuk mund të luajmë me intensitet me skuadrat e mëdha si Interi dhe të luajmë kështu përballë skuadrave të vogla. Goditjen e Lecce nuk e kemi kapërcyer akoma. Jemi psikologjikisht përtokë, por jo fizikisht. Duhet të gjejmë forcë për t’u ringritur por duhet të ndërrojmë marrsh sepse ndryshe situata do të degjenerojë. /JUVENEWS.TK/