27 shkurt 2011

Amauri ndal Romën

Skuadra e Romës nuk ka arritur të shënojë fitore kundër Parmës edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes pati epërsi të dyfishtë. Takimi i zhvilluar në Stadio Olimpico përfundoi me rezultat 2-2.

Në minutën e 19-të u akordua penallti në favor të vendasve, pas ndërhyrjes në Taddein, ndërsa i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi ishte Francesco Totti.

Giallorossët ishin më të mirë në pjesën e parë, kur arritën edhe ta dyfishojnë rezultatin përmes mbrojtësit Juan (36’).

Mirëpo në pjesën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë, ndërsa për këtë ishte meritor sulmuesi i huazuar nga Juventusi, Amauri, i cili realizoi dy herë (74’ dhe 79’).

Pas këtij barazimi, Roma do ta ruajë vendin e gjashtë me 43 pikë, katër më pak se Udinese që mban vendin e pestë.
/JUVENEWS.TK/