19 shkurt 2011

Trezegol: Shpresoja ta mbyllja karrierën tek Juve !

Kanë mbërritur shumë lojtarë që nuk janë në lartësinë e duhur.
Nga mjegulla e Torinos tek palmat e “Explanada de España”. David Trezeguet nuk ka zgjedhur rastësisht: Alicante është qyteti i gruas së tij Beatrice, një oazë në Costa Blanca, një shikim nga ishujt Balearë dhe një taracë që drejtohet nga Algjeri. Largimi nga Juventus ka qënë një keqardhje e madhe për 33 vjeqarin sepse do të kishte dashur ta mbyllte karrierën e tij me fanellën e Zonjës së Vjetër. Fatkeqësisht “nuk ishte më pjesë e projektit” ai, sulmuesi më i mirë i huaj i historisë bardhezi (171 gola në 320 ndeshje, dhe na falni nëse duken pak). E kërkuan shumë skuadra verën e kaluar, skuadra të mëdha nga Premier League dhe Serie A, madje edhe Real Madrid, por Trezegol preferoi sfidën më të madhe, një zgjedhje e bërë me zemër. Zgjedhja ishte shpëtimi nga rënja nga kategoria e Hercules, skuadër e vendlindjes së bashkëshortes së tij.

David, sa e vështirë të vendosësh në mentalitetin e kundërt, atë të një fillestari?
“Dielli dhe deti i Alicante sigurisht që më kanë ndihmuar... Jo, është e qartë, në nivelin sportiv ishte një revolucion i vërtetë, por kisha dëshirë të ndihesha akoma i rëndësishëm, gjë që tek Juve nuk mund të më garantohej më. Është një kënaqësi e veqantë të shënosh me një skuadër “të vogël” (10 gola në La Liga deri tani), sepe ndihesh edhe më i plotësuar”.

Duket se rroga nuk arrinte me përpikmëri në Hercules...
“Është e vërtetë, ka patur probleme, por për një shoqëri të mësuar me Serie B nuk është e lehtë të rregullosh bilancin në Serie A, ku kostot janë ndjeshmërisht më të larta. Duhet pak durim. Tani situata ekonomike është rregulluar, na kanë paguar pjesët e prapambetura dhe jemi të qetë”.

Kampionati spanjoll është aq shumë i ndryshëm nga ai italian?
“Serie A është padyshim më i ekuilibruar, në Spanjë Barca dhe Real luajnë për hesapin e tyre, pastaj vijnë të tjerat”.

Në merkaton e Janarit emri yt lidhej shpesh me skuadra të tjera, me Milan dhe Inter mbi të gjitha. Mbase edhe me Real Madrid.
“Interesimi i këtyre klubeve të mëdha më ka kënaqur shumë, e di që lojtarë të ndryshëm kanë folur mirë për mua, edhe Mourinho ka bërë një sondazh, por në fund nuk u bë gjë. Sidoqoftë, nuk jam ai lloj njeriu që braktis anijen në vështirësi. Në fund të sezonit do të shohim”.

Ish trajneri i Francës Domenech ka përkufizuar si “ një bandë rrugeqërish të papërgjegjshëm” kolegët e tu që kanë qënë të grumbulluar në atë paraqitje të turpshme ne Afrikën e Jugut. Tani që ai nuk është më, do të ktheheshe në Kombëtare? Ke folur me Blanc?
“Domenech nuk është hera e parë që del me deklarata të tilla, nuk më qudit. Për fat të mirë me Laurent kam një marrdhënie shumë të mirë, e vlerësojmë njëri-tjetrin. Jam i lumtur që janë nisur me këmbën e duhur për në fazën kualifikuese të Europianit, edhe pse mendoj se objektivi i vërtetë është Botërori i Brazilit. E di që po mbështeten shumë tek të rinjtë dhe e kuptoj këtë gjë, por nëse do të kenë nevojë për mua, unë do të jëm aty.

Të mbetemi tek tema e kombëtares franceze. Ke marrë vesh gjë rreth atij koleksionisti që kishte blerë në ankand fanelën tënde të finales së Botërorit të 98’, por që e dogjën në doganë sepse menduan se ishte fallco?
“E kam marr vesh, më erdhi shumë keq për të, pavarësisht anës ekonomike, sepse imagjinoja se për të ishte më shumë nja aspekt emotiv që lidhej me historinë. Fatkeqësisht nuk do të mund ta ketë më, por kur të dojë, une do t’i dhuroj një tjetër, atë që do të dëshirojë ai”.

Meqë ra fjala tek fanelat, ajo me numrin 17 është ajo që ka lënë pengjet me të mëdha ne Olimpico sepse këtë vit po mungojnë golat, edhe pse tek Matri duket se kanë gjetur Trezegolin e ri...
“Tifozët kanë qënë gjithnjë shumë të dashur me mua, dhe për këtë shpresoj të kthehm shpejt në Torino për t’i përqafuar dhe falenderuar për dashurinë që më kanë treguar. Kanë mbërritur shumë lojtarë, dhe shumë nuk kanë qënë në lartësinë e duhur. Alessandro është një sulmues me cilësi teknike shumë të mira, por vetëm ato nuk mjaftojnë. Dëshira, agresiviteti, vazhdimësia janë akoma më të rëndësishme, do të jetë koha që do ta tregojë nëse i ka të gjitha këto faktorë”.

Në zyrat e Juventus nuk po arrihet të gjendet ai akord i bekuar me Del Piero-n për rinovimin e kontratës.
“Më duket me të vërtetë absurde, nuk duhet të kishin probleme të tilla me një monument si Alex, por fatkeqësisht drejtuesit kanë ndryshuar...”.

Ku do të doje ta mbyllje karrierën si futbollist?
“Shpresoja tek Juve, por nuk ishte e mundur. Por jam i qetë, nuk i hap vetes probleme të tilla, jam akoma i ri... Sa të kem dëshirë të dëfrehem do të vazhdoj të bëj zanatin tim, të qaj rrjetat e kundërshtarëve”. /Juventus-Fans/