19 shkurt 2011

Del Neri: "Vendi i katërt? Synojmë më shumë"

Torino (Itali)- Fitorja kundër Interit ka rilançuar përsëri ambiciet e Juventusit në kampionat: "Skuadra është shumë mirë jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht dhe mund të synojë për diçka më shumë sesa vendi i katërt, është shprehur Del Neri. Ndeshja në Leçe është shumë e rëndësishme dhe vlen për ne sa ndeshja që kemi fituar kundër zikaltërve. Për ne është pikë kyçe e rëndësishme e sezonit. Jam shumë i sigurtë, që do të kemi të njëjtat motivacione që kemi pasur të dielën e shkuar kur kemi fituar kundër Interit". Në sulm do të luajë dyshja Luka Toni dhe Alesandro Matri, që kanë besimin e trajnerit.

"Nuk kemi asgjë të sigurtë dhe presim një skuadër të motivuar që do të japë maksimumin përballë nesh në këtë ndeshje. Pësojnë shumë, por edhe ndërtojnë shumë përpara në sulm, ka vazhduar Del Neri analizën e tij për rivalët e të dielës në mesditë. Ne kemi rikuperuar shumë lojtarë dhe skuadra jep garanci në nivelin fizik. Grintë, lojë e vazhdueshme, janë këto cilësitë që duhet të vendosim në fushën e lojës nga ky moment e në vazhdim. Skuadrat e tjera synojnë të arrijmë ato që janë më sipër dhe distanca që kanë është e njëjtë me atë që kemi ne nga vendi i tretë. Kështu që, nuk shikoj asnjë arsye se përse ne nuk duhet të synojmë diçka më shumë se vendi i katërt në renditje. Ka akoma shumë përplasje direkte, kampionati është i gjatë. Kemi shanse për të bërë detyrën tonë, shkojmë përpara në rrugën tonë pa parë asnjë moment rezultatet e kundërshtarëve tanë që nuk na interesojnë shumë".

Të dielën në 12.30 në Via del Mare ndeshja me Leçen. "Turnover? Nuk ekziston kur të gjithë janë mirë. Një lojtar në tre ditë pushim mund të rikuperojë". Më pas, trajneri bardhezi vazhdon analizën e tij, duke folur për lojtarë të veçantë: "Krasiç është duke u përmirësuar, duhet vetëm të mësojë të shpenzojë më saktë energjitë gjatë 90 minutave. Është duke u rritur shumë në fazën kur nuk zotëron topin. Nuk mund të pretendohet nga ai gjithmonë i njëjti ritëm nga fillimi i sezonit, edhe sepse nuk është ndalur në asnjë ndeshje gjatë të gjithë vitit. Matri ka golin në gjak dhe shpresoj që të luftojë për të fituar klasifikimin e golashënuesve, sepse do të thotë që Juventusi mund të presë shumë gola nga ai.

Gjëja më e rëndësishme, ndërkohë është forca e grupit, ajo vjen përpara gjithçkaje". Mbi dyshen Toni-Matri Del Neri është shprehur: "Në këtë moment, ndihmojnë shumë skuadrën të ngjitet përpara dhe ndihmojnë për të shkuar në thellësi, por janë shumë të besueshëm edhe Del Piero dhe Iakinta. Unë besoj tek të gjithë sulmuesit që kam në dispozicion. Tashmë Vinçenzo është përsëri mirë dhe është një lojtar i vlefshëm, për ne ka qenë gjithmonë një pikë e rëndësishme referimi".