19 shkurt 2011

Letra e Del Pieros për David Trezeguet!


I dashur David
Erdhi momenti t’i themi njëri-tjetrit mirupafshim. Kam humbur fillin e numrit të sezoneve që kemi luajtur bashkë, të golave që kemi shënuar. Jemi dyshja që ka shënuar më shumë në Historinë e Juventusit. Kemi shënuar më shumë se Charles dhe Sivori, dy kampionë të pafund. Sa formacione këto vite përfundonin kështu: Del Piero-Trezeguet, Trezeguet-Del Piero! Sa fitore! Sa zhgënjime(fatmirësisht shumë më pak se gëzimet që kemi patur). Sa përqafime! Nuk ka patur shok me të cilin të kem luajtur kaq shumë! Mesatarisht 17 gola në vit, si numri i fanellës tënde! Kjo mjafton për të kuptuar se cfarë sulmuesi je, por për mua që kam luajtur përkrah teje, numrat nuk kanë rëndësi. Ka qenë një nder për mua të formoj dyshen e sulmit me një nga sulmuesit më të mirë në botë. Tani rrugët tona ndahen, ne futboll ndodh. Do të të përshëndes në dhomat e zhveshjes por dua të të përshëndes edhe publikisht. Pac fat në aventurën tënde të re. Do të kemi shumë kujtime për të ndarë herën tjetër që do të takohemi.
Mirupafshim David!
Alex.
/Juventus-Fans/