21 shkurt 2011

Sissoko mirëpret Realin

Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko spekulohet me transferim në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi malias kërkohet nga gjiganti madrilen si zëvendësim për Lassana Diarran, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Menaxheri i Sissokos, Jose Segui, ka mirëpritur mundësinë e transferimit të klientit të tij në Santiago Bernabeu.

“Cili futbollist në botë nuk do të dëshironte të luante për Real Madridin?”, tha Segui për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport. /JuveNews.Tk/