21 shkurt 2011

Moxhi: "Calciopoli është sot, jo në vitin 2006!"

- Çdo herë që flet, shkakton gjithmonë shumë zhurmë. Mbi të gjitha, nëse në qendër të argumentave të tij janë arbitrat. Luçiano Moxhi do të bëjë të diskutohet shumë sigurisht edhe pas deklaratave të fundit që janë lëshuar për mikrofonat e 'Gold Tv', ku si zakonisht ai komenton javën e luajtur në Serinë A dhe ka komentuar javën e karakterizuar nga gabimet arbitrale në favor të Interit dhe Milanit.

Ish-drejtuesi i lartë i Juventusit ka shfryrë si rallë herë kundër atyre që sipas tij e kanë nxjerrë jashtë nga bota e futbollit: "Në vitin 2006, kisha parashikuar se në çfarë pike do të kishte përfunduar futbolli italian dhe si profesionist nuk është se kam gabuar. Kam thënë që 'futbolli italian do të kishte qenë totalisht në duart e skuadrave milaneze, që do të alternojnë fitoret'. Tashmë, dy skuadrat milaneze ndajnë edhe favoret arbitrale, siç ka treguar edhe java e fundit me suksese të arritura falë ndihmës së arbitrave dhe golave të parregullt.

Këto gabime, ndërkohë kalohen nga mediat me qetësi, ndër të tjera. Nëse Juventusi im do të kishte fituar në këtë mënyrë do të kishin bërtitur për skandal, duke kërkuar dhe një interprelancë parlamentare. E vërteta është që keqdashja nëse nuk ekziston tani nuk ka ekzistuar kurrë as mbi të gjitha në të shkuarën". Një koment nga Luçiano Moxhi ka ardhur edhe për humbjen e rëndë të Juventusit të tij në shtëpinë e Leçes: "Një humbje e rëndë e Juventusit në Leçe, nga kjo humbje duhet të marrin përgjegjësi të plota trajneri dhe drejtuesit, shpjegon Moxhi. Është e lehtë të kesh motivime të mëdha në ndeshje si ajo kundër Interit.

Skuadrat e mëdha shikohen kur kanë stimuj për të fituar edhe ndeshjet e lehta. Skuadra ka nënvlerësuar ndërkohë impenjimin, duke humbur në praktikë kundër skuadrës së të rinjve të Leçes. Tifozët, ndërkohë janë të lodhur nga një skuadër që lufton maksimumi për vendin e katërt ose të pestë në renditje. Kanë ndërtuar në fillim një stadium të ri, por nuk kanë ndërtuar një skuadër kompetitive, pavarësisht parave të shumta që janë investuar gjithë këto vite", ka përfunduar komentin e tij Luçiano Moxhi. /JuveNews.Tk/