Shënoi dy gola kundër Barit të dielën pasdite, nën fanelën e Cagliarit, sot prezantohet në Juventus.
Alessandro Matri ateroi në Torino, i gatshëm për të dhënë kontributin e tij dhe për të lënë gjurmë në këtë skuadër.
Në pritje për të debutuar nën fanelën bardh e zi, dhe kjo gjë pritet të ndodhë nesër në ndeshjen kundër Palermos.
"Unë jam gati, trajneri do të vendosë, tha sulmuesi i ri i cili zgjodhi numrin 32 në fanelë.
"Në këtë moment unë jam shumë euforik, kam shumë entuziazëm.
Jam shumë i lumtur që jam këtu, të luaj në një ekip të madh ka qenë gjithmonë qëllimi im.
Për këtë unë falenderoj kompaninë për përpjekjet e bëra për të më marrë mua, por falenderoj edhe të presidentin e Cagliarit, Cellinon i cili ma dha këtë mundësi," përfundoi Matri i veshur bardh e zi.