19 shkurt 2011

“Pastore i shtrenjtë, Akuilani qëndron”

Drejtori i përgjithshëm bardhezi Bepe Marota, flet për situatat e kontratave që priten të marrin zgjidhje nga klubi. “Akuilani? Ai është një lojtar me vlera. Normalisht në momentin e duhur do bëjmë gjithçka për t’i dhënë zgjidhje kontratës së tij”, - theksoi drejtuesi bardhezi sa i përket mesfushorit, për të cilin Liverpuli kërkon 16 milionë euro.

Sa i përket rinovimit të Del Pieros, Marota u shpreh: “Jemi duke u marrë me çështjen e tij, ai është një legjendë e ekipit, vetëm se duhet të llogarisim vlerat ekonomike dhe dëshirën e lojtarit, që me sa duket kërkon të qëndrojë.

Pastore? S’kemi kontakte me Zamparinin, por e konsideroj një lojtar të shtrenjtë, edhe pse ka aftësi të mëdha. Pirlo? Nuk ka asgjë konkrete rreth zërave që qarkullojnë. Normale që për një lojtar si ai, të cilit po i skadon kontrata, klubit do t’i kushtojë shumë si rasti i Del Pieros me ne”.