19 shkurt 2011

Montolivo nuk largohet

Mesfushori i Fiorentines Riccardo Montolivo në pyetjën për një largim të mundshëm nga Viola , ka deklaruar:

“Kontrata ime skadon në fund të sezonit dhe bisedimet për zgjatje të saj kan stagnuar, por jo për ndonjë çështje financiare dhe nuk jam në kontakt më ndonjë klub tjetër.Kam prioritet të qëndroj këtu dhe dua që skuadra të jetë më kompentitive në të ardhmen. Shpresoj se do të nënshkruaj një kontratë të re me Fiorentinen dhe besoj se edhe klubi e dëshiron këtë.Do të takohemi prap para Qershorit dhe bëjmë marrëveshjën.”