02 shkurt 2011

Mposhtet Juventusi, barazon Udinese

Palermo ia ka treguar vendin Juventusit në ndeshjen e zhvilluar në Renso Barbera, e cila përfundoi në të mirë të sicilianëve, përderisa Udinese befasoi të gjithë duke barazuar me Bolonjën.

Palermo filloi në mënyrë hyjnore takimin. Javier Pastore shërbeu Fabrizio Miccolin për të realizuar për epërsinë e parë (7’).

Nuk vonoi shumë dhe Palermo e zgjeroi epërsinë në 2-0 me anë të Giulio Migliaccios (20’) para se Claudio Marchisio ta shënonte golin e nderit për Juventusin në këtë takim (36’), pasi gola deri në fund të takimit më nuk pati.

Udinese është dashur të rikthehet nga dizavantazhi për të siguruar së paku një barazim ndaj Bolonjës e cila lufton për mbijetesë.

Me këtë fitore Palermo ngjitet në pozitën e shtatë me 37 pikë, dy më shumë se Juventusi në pozitën e tetë. Udinese poashtu ka 37 pikë në pozitën e gjashtë.