02 shkurt 2011

Barzagli: Debutimi ndaj Palermos i veçantë

Juventus përkatësisht Del Neri do të jetë i detyruar të startoj me mbrojtësin e transferuar këtë dimër, Andrea Barzagli pasi që Leonardo Bonucci është ndëshkuar me karton të kuq ndaj Udineses në atë ndërhyrjen nga prapa në Sanchez.

Andrea Barzagli sonte do të debutoj kundër Palermos, në të cilën ekipë kaloi pjesën më të mirë të karrierës së tijë.

“Kjo është një lojë e madhe, ka pak presion tek lojtarët dhe është një ndeshje speciale për mua. Ka presion tek lojtarët tanë sepse nuk po kalojmë një moment të mirë, por kemi dëshirë të madhe për të dalur nga kjo krizë.”