22 shkurt 2011

Moxhi kundër milanezeve: “Calciopoli” është sot

Fitoret e Interit dhe Milanit falë gabimeve të arbitrave kanë shkaktuar reagimin e Luçiano Moxhit, i cili është kthyer të flasë për “Calciopoli”-n: “Në 2006 e kisha parashikuar se ku do të përfundonte futbolli italian.

E kam thënë që futbolli italian do të jetë tërësisht në duart e dy klubeve milaneze. Tashmë dy skuadrat milaneze po ndajnë mes tyre edhe favoret e arbitrave. Ndërsa, mediat heshtin.

Nëse Juvja ime do të kishte fituar në një mënyrë të tillë me siguri do kishin filluar të bërtisnin për një skandal. Në 2006 na u bë një padrejtësi, por unë do të luftoj deri në fund derisa drejtësia të më rikthehet”, ka thënë ish-drejtuesi Juventin. /JuveNews.TK/