22 shkurt 2011

Bufon skualifikohet për një ndeshje

Bufon dhe Maikon do të jenë të dënuarit e javës së ardhshme të Serisë A. Dy klubet ku ata aderojnë do të presin respektivisht Bolonjën dhe Sampdorien. Në fakt janë 10 lojtarët në total të skualifikuar për këtë javë.

Kievo nuk do të ketë Sezar dhe Rigonin në përballjen ndaj Çezenës. Xhenova do të shkojë në Katania pa Rafinjën, i cili u ndëshkua për kartona në ndeshjen ndaj Romës. Ndërkohë lista e 10 lojtarëve të pezulluar është si më poshtë: Për një ndeshje Sezar (Kievo), Bufon (Juventus), Rafinja (Xhenoa), Garsia (Palermo), Vives (Leçe), Greko (Roma), Maikon (Inter), Rigoni (Kievo), Rosi (Bari), Spoli (Katania).