22 shkurt 2011

Markizio: Nuk jemi një skuadër e madhe

Problemi i Juves qëndron në faktin se skuadra luan kundër vetvetes. Dhe ndonjëherë humb. Përpjekja për të marrë një vend të katërt bëhet gjithmonë më e vështirë, kur duhej të bëheshin të paktën 3 fitore radhazi gjithçka dështoi në Leçe. Argumenti parësor qëndron diku tjetër: Cili është Juventusi i sotëm?

“Një skuadër nevrike, tmerrësisht shume nevrike”, të paktën kështu e vlerëson Klaudio Markizio që më tej vazhdon: “Por normalisht që kjo nuk mjafton. Juventus është një klub që ka një objektiv (vendin e katërt), dhe rrezikon të mos e arrijë për faj të vet. Juventus studion çdo detaj, por kur vjen puna luan si skuadër provinciale.

Shkëlqen ndaj Milanit dhe Interit dhe zhgënjen ndaj Barit, Parmës dhe Leçes. Për Championsin ka ende shpresa për t’u arritur, por do të jetë e vështirë, dhe për t’u ringritur sërish do na duhet të presim. Nuk e kemi mentalitetin e një skuadre të madhe prandaj duhet të rritemi”, përfundon Markizio. /JuveNews.Tk/