Sulmuesi italian Alessandro Matri do ta dëshmojë vlerën e tij gjatë gjashtë muajve të ardhshëm me fanellën e Juventusit.
26-vjeçari është huazuar te Bianconerët për shumën prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa në fund të sezonit Juventusi e ka opsionin e blerjes për 15.5 milionë euro.
“Ardhja te Juventusi është një ëndërr për mua dhe unë dëshiroj ta falënderoj presidentin e Cagliarit, Massimo Cellino, i cili e lejoi transferimin”.
“Është një rast jetësor të cilin nuk do ta harroj kurrë. Jam këtu për t’u matur, sepse kam bërë një hap të madh. Tash unë duhet të dëshmoj se vlej 18 milionë euro për t’u blerë”, ka thënë Matri. /